baneri

Business Support Centre Kosovo

 

Rr. Kosta Novakoviq Llamella 1 , Kati I , No.2
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
(Afër zyrës qëndrore të NLB-së)

Tel: +38138 728 164


info@bsckosovo.org

Business Support Centre Kosovo (BSCK) ndihmon studentët e sapo diplomuar dhe ata të diplomuar të fakulteteve të të gjitha universiteteve në Kosovë që të themelojnë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM). BSCK ofron trajnime dhe këshilla gjithashtu edhe qasje në mikrokredi për idetë e biznesit që premtojnë më së tepërmi. Objektivat kryesore të projektit janë:

Qëllimet strategjike të projektit:

•    Bashkimi i sektorit të arsimit të lartë me sektorin e biznesit të Kosovës në mënyrë që të plotësohen më mirë nevojat e tregut të punës;
•    Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës
•    Të përmirësoj tregun regjional dhe klimën e investimeve për tu pranuar në integrimet ekonomike Evropiane.

Objektivat e projektit  

•    Themelimi i BSC-së së qëndrueshme në Prishtinë, vazhdimësi e ekspertizave ekzistuese të BSC-së në Holandë si dhe në Evropën Juglindore;
•    Të ngrisim frymën e iniciativës biznesore në mesin e studentëve të diplomuar dhe atyre të sapo diplomuar;
•    Të forcojmë lidhjet midis sektorit të arsimit dhe sektorit të biznesit;
•    Të zhvillojmë trajnime dhe procese të mbështetjes të NVM për grupet synuese me një bashkëpunim të ngushtë me UE, ekspertët e Evropës Juglindore dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit.