baneri

RRUL-PAK

Ndërmarrësi: Rromir Shalqini
Produkti:  Paketimi i kartonit
Lokacioni: Prizren, Kosovë
Të punësuar: 4 me kontratë të plotë (prodhim & logjistikë)
Të punësuar në mënyrë indirekte: 20 me kontrata të përkohshme (grumbullimi i letrës së përdorur)
Investimi total: 20.000 €
Mbështetja nga BSCK: €500 Hua; Trajnim

Para një viti, Romiri ishte student në Prishtinë. Ai mori pjesë ne garën e parë për plane të biznesit të organizuar nga Business Start-up Centre (BSC) Kosovo. Si rezultat i programit trajnues ai përfitoi njohuritë e nevojshme për të themeluar dhe për të drejtuar një biznes.

 

Ai u paraqit me një nga planet më të mira të biznesit dhe i fitoi 100 orë këshilla si dhe përfitoi 4800 euro në formë të huasë. Kjo hua ia lehtëson atij që të ketë një përvojë në kredi, e cila do t’i ndihmojë që në të ardhmen të merr edhe më shumë hua për të zgjeruar biznesin. Ai nuk do të ishte në gjendje ta fillojë këtë biznes pa investimet financiare dhe pa ndihmën e familjes. Rrul Pak prodhon pako nga materiali i kartonit. Prej pakove të frutave dhe të picave e deri te paketimi i telefonave më të sofistikuar celularë. Kartoni importohet nga Bullgaria. Paketimi printohet, prehet dhe palohet në Rrul përmes procesit gjysëm-automatik në produkt final.

Linja e prodhimit momentalisht është duke u themeluar në një fabrikë të vjetër të pambukut në Prizren. Makinat janë duke u instaluar dhe në dhomën e madhe dhe në zyre janë duke u vendosur pajisjet dhe mobilet. Rromiri shpreson që të startojë me prodhimin e parë që në fillim të marsit dhe të fillojë me marketingun e tij përmes magazinave të mëdha, TV-së, radios, dhe strategjisë dyqan pas dyqani.

Rrul pak aktualisht ka 4 punëtorë që punojnë me kontratë të plotë nga komuniteti shqiptar, turk dhe rom. Veç kësaj, pjesa e biznesit të Rromirit, mbledhja e letrës së përdorur ofron të ardhura edhe për 20 njerëz shtesë në Prizren. Në fund të vitit, Rromiri planifikon të punësojë edhe 2 punëtorë me kontratë të rregullt.

Pengesat në të cilat has Romiri kryesisht kanë të bëjnë me sistemin joefiçient dhe të pabërë ligjor në Kosovë. Shembujt janë se taksat importuese për pajisje dhe lëndë të parë janë të larta dhe vështirësitë për lidhjen e kontratave në bazë të ligjeve të Kosovës.
Kërkesat e Rromirit drejtuar BSC Kosovo-s janë takimet e ndërmarresve të rinj në rajon sikur ai, të jenë në gjendje të shkëmbejnë përvojat, të mësojnë nga njëri tjetri dhe të krijojnë mundësi të reja inovative në biznes.


Dy punëtorë duke përgaditur pakot e kartonëve


Paketimi i letrës në formë të shtëpisë së vogël


Gjatë vizitës në BSC Kosovo Romiri u spjegon punëtorëve se si prehet kartoni.
 

Mostrat e produkteve, nga pakot për fruta e deri te paketimi i telefonave të sofistikuar celularë.
 

Grumbullimi i letrës së përdorur

Trajnim falas: Aplikimi i Statistikës në SPSS

Business Support Centre Kosovo (BSCK) organizon

Trajnim intenziv dy ditorë

 

Aplikimi i Statistikës në SPSS

11-12 Shkurt 2017, Prishtinë    


KUSH MUND TË MARR PJESË

 

Trajnim është një mundësi unike për aftësim mbi Metodologjinë Hulumtuese të aplikimit statistikor dhe ekonometrisë në botën reale, përmes softwerit më tëMore

Upcoming Events