baneri

Global Alliance Network

Produkti: Shërbimet Këshilluese
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Të punësuar: 2 me kontratë të plotë
Webfaqja: www.gan-ks.com
Mbështetja nga BSCK: €5000 Hua; Trajnim; 100 orë Këshilla

Vetëm një vit më parë, Valton Berisha jetonte në Zvicër. Vitet e 90-ta ishin të vështira në Kosovë dhe Valtoni u largua nga Kosova në vitin 1992 për të siguruar një të ardhme në Evropën Perëndimore. Kur dëgjoi për programin e ndërmarrësisë të Business Start-up Centre Kosovo ai vendosi që të kthehet në Prishtinë dhe të merr pjesë në trajnimin 3 javor të shkathtësive të biznesit në Prill 2007. Në fund, ai e kreu programin trajnues dhe arriti të jetë njëri nga fituesit e planeve të biznesit. Që nga Tetori 2007, ndërmarrja e tij e sapothemeluar Global Alliance Network është realitet.  Global Alliance Network (GAN) u ofron këshilla dhe shërbime të marketingut kompanive private dhe organizatave publike në Kosovë. Qëllimi i biznesit të tyre është ofrimi i këshillave strategjike, teknike dhe trajnime për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe ato të mëdha, në mënyrë që të forcojnë konkurrencën e tyre dhe te rrisin efiçencën. Në tetor 2007 ata themeluan zyrën e tyre në Prishtinë. 3 klientët e tyre më të mëdhenj janë:
•    Free Balance, organizatë kanadeze, të cilës i ofrojnë shërbime të marrëdhënieve me publikun
•    Minimax, të cilën e asistojnë në marketing
•    Verga Group, kompani me zyra në mbarë botën, të cilës i ofrojnë asistencë në tregtinë ndërkombëtare


Gjithashtu edhe 2 kolegët e Valtonit kanë kryer programin trajnues, që të dy ishin duke punuar në industrinë e teatrit, si aktor dhe si producent. “Përmes BSC Kosovo kam mësuar për ndërmarrësinë dhe kjo i ka dhënë një drejtim tjetër jetës time”. Barrierat biznesore me të cilat ballafaqohet GAN-i kryesisht kanë të bëjnë me jotransparencën e sistemit ligjor dhe të taksave në Kosovë. Gjithashtu ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës pengojnë aktivitetet e tyre ditore; fotot më poshtë tregojnë se si ata rregullisht punojnë të veshur me xhaketa dhe shalla në zyre tepër të ftohta. GAN me mençuri ka investuar në laptopë e jo në PC në mënyrë që t’i shmangen ndërprerjeve të rrymës sa më shumë që është e mundur.

Valtoni është realist, por ambicioz: “Të bësh biznes është betejë. Por ne jemi duke punuar shumë dhe presim ndryshime të mëdha në fund të vitit.”

Intern Project Assistant Positions

Intern Project Assistant Positions
BSCK is non-governmental organization, which supports young potential entrepreneurs in starting up their own businesses as
well as existing entrepreneurs in achieving their growth ambitions (www.bscksovo.org ). The BSCK support to start-ups and
existing SMEs includes services suchMore

Upcoming Events