baneri

Bio Green Factory

Ndërmarrësi: Fadil Ukiqi
Produkti: Bio Dieseli dhe Riciklimi i Baterive (akumulatorëve) për Automjete
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Të punësuar: 4 me kontrata të plota
Webfaqja:  www.biogreenfactory.com
Mbështetja  nga BSCK: €7.000 Hua; Trajnim; 100 orë Këshilla

Fadili sapo ka filluar të mendoj për ndonjë sfidë të re, duke filluar me iniciativën e “gjelbër”, ai ra në kontakt me BSC Kosovo. “BSCK na ndihmoi për t’i shtjelluar idetë tona. Ne startuam me ide, ndërsa tani kemi një biznes plan”. Orët për këshilla qe Fadili i ka fituar fituar janë përdorur për hulumtimin e tregut për bateritë e përdorura të automjeteve dhe për funksionimin e rregullt të planit të biznesit të tyre. Brenda 2 javësh, kur pritet të arrijë makineria nga Shtetet e Bashkuara, ai do të filloje të prodhojnë një nga produktet e tij, bio dieselin.
Fabrika Bio Green do të prodhojë bio diesel dhe përpunimin e baterive të përdorura të automjeteve. Përkrah kësaj ata kanë plane të mëdha që në të ardhmen të implementojnë metoda alternative të prodhimit të energjisë. Konkretisht, në javët e ardhshme ata do të startojnë me prodhimin e bio dieselit nga mbetjet e ushqimeve dhe yndyra që do ta grumbullojnë përmes bizneseve të prodhimit të ushqimit dhe restorantet. Përkrah kësaj ata ende janë në fazën përgaditore të përpunimit të baterive të përdorura të automjeteve. Ata duhet të investojnë në teknologji dhe janë duke kërkuar partnerë, kompani, për të implementuar këtë proces.

Mungesa e kornizës ligjore për ambientet kombëtare është duke shkaktuar pengesa në fazën e parë të biznesit të tyre. Regjistrimi dhe licenca paraqesin problem, për shkak se energjia e përpunuar ende është një koncept relativisht i ri në Kosovë, kështu që nuk ka ndonjë kategori ekzistuese ku do të përfshihej dhe nuk ka ligj ose kornizë speciale për taksa. Gjithashtu ka mungesë të ekspertizës në metodat alternative të prodhimit të energjisë dhe implementimin e saj në Kosovë. Fadili është duke udhëtuar rreth Evropës për të marrë pjesë në konferenca, të fitojë njohuri dhe të krijojë lidhje me ekspertë.

BSCK ka qenë një mbështetëse e madhe, përveç trajnimit dhe këshillave ata kanë qenë gjithmonë të gatshëm që t’u përgjigjen pyetjeve dhe kërkesave të tjera. Momentalisht Fabrika Bio Green ka nevojë për më shumë këshilla të ekspertëve për implementimin e metodave alternative të prodhimit të energjisë, veçanërisht për prodhimin e bio dieselit dhe përpunimin e baterive të përdorura të automjeteve.

Trajnim falas: Aplikimi i Statistikës në SPSS

Business Support Centre Kosovo (BSCK) organizon

Trajnim intenziv dy ditorë

 

Aplikimi i Statistikës në SPSS

11-12 Shkurt 2017, Prishtinë    


KUSH MUND TË MARR PJESË

 

Trajnim është një mundësi unike për aftësim mbi Metodologjinë Hulumtuese të aplikimit statistikor dhe ekonometrisë në botën reale, përmes softwerit më tëMore

Upcoming Events