baneri

Trajnim falas: Aplikimi i Statistikës në SPSS

Aplikimi i Statistikës në SPSS (mbahet vetëm për OJQ)

11-15 Shkurt 2016, Prishtinë


KUSH MUND TË MARR PJESË
Trajnim është një mundësi unike për aftësim mbi Metodologjinë Hulumtuese të aplikimit statistikor dhe
ekonometrisë në botën reale, përmes softwerit më të përhapur aplikativ SPSS (Statistical Package for Social
Sciencies). Trajnimi i dedikohet stafit te organizatave joqeveritare në Kosovë. Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e
kapaciteteve hulumtuese të këtyre organizatave përmnes metodave statistikore. Trajnimi do të mbahet nga
ekspertë me përvojë ndërkombëtare te fituar ne SHBA dhe Angli që kanë publikuar në revista ndërkombëtare me
renome dhe të cilët kanë shfrytëzuar në mënyrë të suksesshme metodat statistikore në punën e tyre shkencore.

NË TRAJNIM DO TË SHTJELLOHEN:
Procesi kerkimor dhe fazat e tij; Dizajni i Hulumtimit; Teoria dhe operacionalizimi i variablave; Fenomenologjia dhe
Pozitivizmi; Kodimi dhe organizimi i të dhënave nga pytësorët; Shpejgimi i meny-sё sё SPSS-it dhe mёnyra e punёs;
Data editor dhe variable view -Sqarimi i opsioneve; Editimi i të dhënave -Statistikat përshkruese; Krijimi i tabelave tё
kryqёzuara dhe tё thjeshta; Testet statistikore T, Chi-square, One Way dhe Two Way ANOVA, Analiza e
korrelacionit; Modelet e regresionit linear; Interpretimi i rezultateve te prodhuara ne SPSS.
Trajnim do të jetë praktikë dhe i bazuar në ligjërata interaktive dhe 90% e kohës ushtrime praktike, shembuj nga
aplikimi i statistikës në botën reale përmes programit SPSS.
Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë!

KOHËZGJATJA
Trajnimi zgjatë 5 ditë dhe do të mbahet nga data 11 deri më 15 shkurt 2016 prej 10:00 – 16:00.

ÇMIMI
Ky trajnim mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Kosovës, andaj për ata që do ta ndjekin këtë trajnim,
do të ofrohet falas. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësve do t’u shërbehet ushqim dhe pije.

REGJISTRIMI
Ftoheni që të bëni rezervimin e vendit tuaj sa më parë sepse numri është i kufizuar në 25 pjesëmarrës.
Nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni këtij grupi, atëherë lajmërohuni sa me parë në kontaktet e poshtëshënuara.
Që të plotësoni aplikacionin dhe të regjistroheni në këtë trajnim shkarko aplikacionin në www.bsckosovo.org apo
merr at në zyrat tona. Kandidatët duhet të kenë laptopin e tyre.

APLIKACIONI këtu

KONTAKTI:
E-mail: trajnime@bsckosovo.org
Tel: 049 / 557 656
Adresa: Rruga Kosta Novakovic, Blloku A, Kati I, Nr 2, Kompleksi C4/2, Prishtine, afer Nderteses kryesore te NLB
Prishtina, Prishtinë.

BSCK sjellë një CERTIFIKATË që bazohet në njohuri praktike e që dëshmon aftësitë e kandidatit për përdorimin e
programit SPSS

JU MIRËPRESIM,

Intern Project Assistant Positions


BSCK is non-governmental organization, which supports young potential entrepreneurs in starting up their own businesses as
well as existing entrepreneurs in achieving their growth ambitions (www.bscksovo.org ). The BSCK support to start-ups and
existing SMEs includes services such as education andViše

Upcoming Events