baneri

Trajnim falas: Aplikimi i Statistikës në SPSS

Business Support Centre Kosovo (BSCK) organizon

Trajnim intenziv dy ditorë

 

Aplikimi i Statistikës në SPSS

11-12 Shkurt 2017, Prishtinë    


KUSH MUND TË MARR PJESË

 

Trajnim është një mundësi unike për aftësim mbi Metodologjinë Hulumtuese të aplikimit statistikor dhe ekonometrisë në botën reale, përmes softwerit më të përhapur aplikativ SPSS (Statistical Package for Social Sciencies). Trajnimi i dedikohet stafit te organizatave joqeveritare në Kosovë. Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve hulumtuese të këtyre organizatave përmnes metodave statistikore. Trajnimi do të mbahet nga ekspertë me përvojë ndërkombëtare te fituar ne SHBA dhe Angli që kanë publikuar në revista ndërkombëtare me renome dhe të cilët kanë shfrytëzuar në mënyrë të suksesshme metodat statistikore në punën e tyre shkencore.

 

NË TRAJNIM DO TË SHTJELLOHEN:

Procesi kerkimor dhe fazat e tij; Dizajni i Hulumtimit; Teoria dhe operacionalizimi i variablave; Fenomenologjia dhe Pozitivizmi; Kodimi dhe organizimi i të dhënave nga pytësorët; Shpejgimi i meny-sё sё SPSS-it dhe mёnyra e punёs; Data editor dhe variable view -Sqarimi i opsioneve; Editimi i të dhënave -Statistikat përshkruese; Krijimi i  tabelave tё kryqёzuara dhe tё thjeshta; Testet statistikore T, Chi-square, One Way dhe Two Way ANOVA, Analiza e korrelacionit;  Modelet e regresionit linear; Interpretimi i rezultateve te prodhuara ne SPSS.

Trajnim do të jetë praktikë dhe i bazuar në ligjërata interaktive dhe 90% e kohës ushtrime praktike, shembuj nga aplikimi i statistikës në botën reale përmes programit SPSS.

Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë!

KOHËZGJATJA

Trajnimi zgjatë  2 ditë dhe do të mbahet me datë 11  dhe 12 shkurt 2017  prej 10:00 – 16:00.

ÇMIMI

Ky trajnim mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Kosovës, andaj për ata që do ta ndjekin këtë trajnim, do të ofrohet falas. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësve do t’u shërbehet ushqim dhe pije.

 REGJISTRIMI

Ftoheni që të bëni rezervimin e vendit tuaj sa më parë sepse numri është i kufizuar në 25 pjesëmarrës.

Nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni këtij grupi, atëherë lajmërohuni sa me parë në kontaktet e poshtëshënuara. Që të plotësoni aplikacionin dhe të regjistroheni në këtë trajnim shkarko aplikacionin në www.bsckosovo.org apo merr atë në zyrat tona.  Kandidatët duhet të kenë laptopin e tyre.

 

APLIKACIONI këtu

KONTAKTI:

E-mail: trajnime@bsckosovo.org

Tel: 049 / 557 656

Adresa: Rruga Kosta Novakovic, Blloku A, Kati I, Nr 2, Kompleksi C4/2,  Prishtine, afer Nderteses kryesore te NLB Prishtina, Prishtinë.

BSCK sjellë një CERTIFIKATË që bazohet në njohuri praktike e që dëshmon aftësitë e kandidatit për përdorimin e programit SPSS

JU MIRËPRESIM,


Trajnim falas: Aplikimi i Statistikës në SPSS

Business Support Centre Kosovo (BSCK) organizon

Trajnim intenziv dy ditorë

 

Aplikimi i Statistikës në SPSS

11-12 Shkurt 2017, Prishtinë    


KUSH MUND TË MARR PJESË

 

Trajnim është një mundësi unike për aftësim mbi Metodologjinë Hulumtuese të aplikimit statistikor dhe ekonometrisë në botën reale, përmes softwerit më tëMore

Upcoming Events