baneri

TRAJNIME FALAS NË FUSHËN E NDËRMARRËSISË

Business Support Center Kosovo (BSCK)   ofron mundësi trajnimi falas për trajnime në fushën e ndërmarrësisë për personat në nevojë, në kuadër të Projektit “Ri-integrimi i individëve të riatdhesuar dhe pengimi i migrimit ilegal të grupeve në nevojë”,  i cili financohet nga DIMAK/ GIZ.

Qëllimi i projektit është të parandalojë tendencat e migracionit dhe të mbështesë përmirësimin e kushteve të jetesës së individëve në nevojë në 6 komuna të Kosovës (Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri dhe Fushë Kosovë), duke lehtësuar qasjen e tyre në biznes, vetëpunësim dhe punësim të qëndrueshëm, përmes trajnimeve në grupe dhe këshillimeve individuale,  në fushat si:

a)  Ndërmarrësi (3 ditë),

b)  Biznes plan dhe Marketing (4 ditë),

c)  Planifikim financiar (3 ditë).

Trajnimet në grupe do të fillojnë me datë 06/Nëntor/2017, ato do të mbahen në komunat e lartpërmendura,  dhe secili grup trajnimi do të zgjasë 10 ditë. Pas përfundimit të trajnimeve në grupe, secili përfitues do përfitoj nga 10 orë konsulencë individualisht. 

APLIKONI ONLINE (formë e sugjeruar e aplikimit) 

apo, aplikoni duke shkarkuar aplikacionin dhe ndjekur hapat e duhur (mos apliko në të dy opcionet, zgjedh njërin opcion)

APLIKACIONIN E SHKARKONI KËTU 

Aplikacionin e plotësuar duhet ta dërgoni në  adresën elektronike/ email: trajnime@bsckosovo.org ,  apo fizikisht në zyrat e BSCK-së, adresa: Rr. “ Kosta Novakoviq” (Pejton afër Europrinty), Kati 1, nr.2, 10000 - Prishtinë, Republika e Kosovës.       

Tel: 044693564,  044816773 dhe 049557656

Data e fundit për aplikim është 23 Tetor 2017!

Intern Project Assistant Positions

Intern Project Assistant Positions
BSCK is non-governmental organization, which supports young potential entrepreneurs in starting up their own businesses as
well as existing entrepreneurs in achieving their growth ambitions (www.bscksovo.org ). The BSCK support to start-ups and
existing SMEs includes services suchMore

Upcoming Events