baneri

Business Support Centre Kosovo

 

Rr. Kosta Novakoviq Llamella 1 , Kati I , No.2
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
(Afër zyrës qëndrore të NLB-së)

Tel: +38138 728 164


info@bsckosovo.org

Cili është qëllimi kryesor i BSCK?

BSCK ju ndihmon të rinjve të Kosovës të të gjitha kombësive që të themelojnë mikro biznese dhe biznese të vogla. BSCK e bënë këtë përmes cikleve të vazhdueshme të projektit të qendrës.

Si funksionon një cikël i BSCK?

Një cikël i BSCK-së përbëhet nga tri gara. Gara e parë  është gara për idenë më të mirë për biznes ku prej të rinjve kërkohet të plotësojnë një formë prej dy faqesh ku do të shpjegojnë idetë e tyre të cilat do të vlerësohen nga juria profesionale. Fituesit e garës për idenë më mirë të biznesit fitojnë trajnim një javor për përpilimin e planit të biznesit, gjë që u jap përparësi sa i përket njohurisë për pjesëmarrje në garën e dytë të BSCK-së e cila është gara për biznes planin më të mirë. Në këtë fazë të rinjtë duhet të plotësojnë formën për biznes plan e cila do të sigurohet nga BSCK. Pasi që ta dorëzojnë formën juria e përbërë nga ekspertë do ta bëjë vlerësimin dhe do të vendosë për fituesit e garës për biznes planin më të mirë. Më pas fituesit duhet të marrin pjesë në trajnimin 10 javor për aftësim për biznes ku ata do të mësojnë si të themelojnë dhe udhëheqin një biznes të suksesshëm.
Gara e fundit e BSCK-së gara finale për biznes planin më të mirë është garë e mbyllur që do të thotë se vetëm pjesëmarrësit e trajnimit për aftësim për biznes që kanë respektuar rregullat e trajnimit janë të lejuar të garojnë. Dhe në fund 10 fituesit e garës finale për biznes planin më të mirë do t’i gëzojnë benefitet e BSCK-së.

Si më ndihmon BSCK të filloj biznesin tim?

BSCK të ndihmon të fillosh biznesin përmes:
1.    Trajnimeve të biznesit të cilat pasojnë pas çdo gare;
2.    Regjistrimit falas të biznes planeve që e fitojnë garën finale;
3.    Kredive të dizajnuara sipas nevojës të çdo biznesi të cilat i marrin parasysh të gjitha kushtet e nevojshme që të sigurojnë që biznesi të jetë i suksesshëm.
4.    100 orë këshillimi nga ekspertë në lëmi të ndryshme.

Për kë janë garat e BSCK-së?

Garat e BSCK-së janë të hapura për të gjithë studentët kosovarë, të sapo diplomuarit, si dhe ndërmarrës të tjerë potencial në moshën 18-35 të cilët janë të vendosur dhe të motivuar të themelojnë biznesin e tyre të vogël.

Cilat janë garat në të cilat mund të marr pjesë?
BSCK i organizon tri gara:
1.    Gara për idenë më të mirë të biznesit
2.    Gara për biznes planin më të mirë
3.    Gara finale për biznes planin më të mirë

Si mund të aplikoj në garën për idenë më të mirë të biznesit?

Ju mund të aplikoni në garën për idenë më të mirë të biznesit duke e plotësuar aplikacionin i cili i ka 2 faqe. Në këtë aplikacion e përshkruani idenë e juaj e dërgoni me email në: idea@bsckosovo.org, ose mund ta dorëzoni personalisht në zyrën e BSCK-së.

Sa ide të biznesit e fitojnë garën për idenë më të mirë të biznesit?

Garën e fitojnë 80 ide të biznesit.

Çfarë ndodhë me fituesit e garës për idenë më të mirë të biznesit?

Nëse jeni fitues i garës për idenë më të mirë të biznesit ju do të merrni pjesë në trajnimin falas për përpilimin e biznes planit ku do të fitoni njohuri të plotë se si të përpiloni një biznes plan. Ky trajnim do t’ju ndihmoj që të jeni më konkurrues në garën për biznes planin më të mirë ku do të marrin pjesë aplikues nga e gjithë Kosova

Nëse nuk kam aplikuar në garën për idenë më të mirë të biznesit a mund të aplikoj në garën për biznes planin më të mirë?

Po.

Si mund të aplikoj në garën për biznes planin më të mirë?

Ju mund të aplikoni në garën për biznes planin më të mirë duke e plotësuar formën/konceptin e biznes planit ku e shpjegoni tërësisht konceptin e biznesit tuaj (ky është një draft i biznes planit) të cilën pastaj e dërgoni në: plans@bsckosovo.org,  ose e dorëzoni në zyrën e BSCK.
Përse të marr pjesë në garën për idenë më të mirë të biznesit kur mund të marr pjesë drejt në garën për biznes planin më të mirë?
Fituesit e garës për idenë më të mirë të biznesit fitojnë një trajnim falas ku mësojnë se si të shkruajnë/përpilojnë një biznes plan gjë që i bënë më konkurrues në garën për biznes plan pasi që në këtë garë ju konkurroni me koncept të biznes planit.

Sa koncepte të biznes planit fitojnë në garën për biznes planin më të mirë?

25 koncepte të biznes planit

Nëse nuk kam aplikuar në garën për biznes planin më të mirë a mund të aplikoj në garën finale për biznes planin më të mirë?

Jo nuk mund të aplikoni pasi që vetëm fituesit e garës për biznes planin më të mirë të cilët e kanë vijuar trajnimin për aftësimin për biznes mund të aplikojnë në garën finale për biznes planin më të mirë

Ku është dallimi në mes të garës për biznes planin më të mirë dhe garës finale për biznes planin më të mirë?

Derisa garoni për biznes planin më të mirë ju e zhvilloni vetëm konceptin e biznes planit. Në qoftë se e fitoni garën ju fitoni trajnimin falas për aftësim për biznes, që do të thotë vetëm ata të cilët fitojnë në garën për biznes planin më të mirë mund të vazhdojnë në garën finale për biznes planin më të mirë.
Kur merrni pjesë në garën finale për biznes planin më të mirë ju garoni me biznes planin final në të cilin i keni përfshirë njohuritë e fituara nga trajnimi për aftësimin për biznes. Për më shumë nëse ju jeni fituesi i garës finale për biznes planin më të mirë ju fitoni kredinë e dizajnuar sipas nevojave të biznesit për të financuar biznesin, regjistrim falas të biznesit si dhe këshillime për menagjim të biznesit nga ekspert lokal dhe ndërkombëtar.

Sa aplikues fitojnë në garën finale për biznes planin më të mirë?

10 aplikues e fitojnë garën. Fituesit do të fitojnë mikro kredit, regjistrim falas të biznesit si dhe këshillime falas për menagjim të biznesit.

Cilat janë kushtet e skemës kreditore të cilën e ofron BSCK?

7.2% interesi vjetor, me kohë të kthimit 4 vjet, dhe shuma e kredisë është në shkallë të mikro kredisë për mikro biznese dhe financim të vogël të bizneseve.

Si mund të siguroheni që unë do e paguaj kredinë e marrë dhe unë nuk do t’i ekspozohem ndonjë rreziku?

Për të minimizuar rrezikun BSCK organizon gara të ndryshme për një periudhë 8 mujore duke aplikuar kritere strikte dhe të sakta gjatë përzgjedhjes. BSCK u ofron pjesëmarrësve trajnime nga ekspertë të ndryshëm lokal dhe ndërkombëtar si dhe këshillime për menagjim të biznesit. Të gjitha këto do të sigurojnë që biznesi që do të krijohet të jetë konkurrues në treg.

A duhet të paguaj ndonjë gjë për të marrë pjesë në gara, trajnime dhe/ose në benefite tjera?

BSCK është një organizatë që punon pa profit prandaj nuk paguhet për asnjë nga aktivitetet e lartë përmendura.

A pranon BSCK donacione?

Po.

A mund të aplikoj me më shumë ide/koncepte/apo plane në garat e organizuara nga BSCK?

Jo.

A mund të aplikojmë si grup në gara?

Po, mund të aplikoni si grup me maksimum 5 anëtarë

A mund të përdorë formën/shabllonin tim për të aplikuar në ndonjë nga garat?

Jo nuk mundeni. Ju duhet të përdorni format e aplikimit të cilat i siguron BSCK para dhe gjatë garave. Formën për aplikim mund ta gjeni në ëebsite-in tonë www.bsckosovo.org  dhe në zyret tona.

Kur e plotësoj aplikacionin a duhet t’i lë instruksionet e dhëna nga BSCK në aplikacion?

Jo, ju duhet t’i fshini instruksionet e dhëna kur i përgjigjeni pyetjeve. Kjo vlen për të gjitha aplikacionet.

Nga kush përbëhet juria që do të vendosë për fituesin/fituesit e garave?

Juria përbëhet nga ekspertë  serioz lokal dhe ndërkombëtarë nga bota e biznesit të cilët do të shqyrtojnë aplikacionet nga të gjitha garat dhe do t’i vlerësojnë ato pa dallim gjinie, race, dhe nacionaliteti.