31 Dhj 2011

Programi i trajnimit të ndërmarrësisë – Faza e dytë

Objektivat e projektit ishin:

1.Të rriten njohuritë dhe të pajisen të rinjtë me shkathtësitë e nevojshme të ndërmarrësisë për fillimin ose riorganizimin/përmirësimin  e një biznesi të vogël  ose gjetjen kuptimplotë të një punësimi në një ndërmarrje në vazhdim duke zhvilluar/miratuar programin praktik për trajnimin e ndërmarrësisë,
2.Të krijohen lidhje ndërmjet kandidateve të suksesshem dhe institucioneve mikrofinanciare,duke u perputhur plan bizneset e suksesshme me kredi  të favorshme,
3.Të krijohet një sistem percjellës  për kandidatët e suksesshëm duke ofruar konsultime pas kredisë /ose trajnime të aftësive teknike në varesi  të nevojes,
Rezultatet e projektit:
1.Para trajnim: trajnimi i trajnerëve të  organizuar me 30 trajnerë,
2.Nëntë(9) partneritete të krijuara: Studentët ndihmojnë Jetën( Rahovec),Komuna e Shtimes,Qendra e Kompetencave (Malisheva) ,Komuna e Dragashit,OJQ “ZANA”( Klina),Komuna e Istogut, Rrjeti I Edukimit (Kaçanik dhe Deçan) dhe OJQ “Arteza” (Gjakovë),
3.899 aplikime të pranuara nga gjithë Kosova,.
4.Pjesëmarrësit e trajnuar: 369 (faza e parë)  dhe 127 (faza e dytë),
5.Shtatë (7) module u dorëzuan,
6.116 plane të biznesit u morën,
7.33 grante të dhëna nga Programi i Zhvillimit të Komitetit,
8.300 orë konsulence iu dorëzuan 50 bizneseve,

Kohëzgjatja e projektit: 13 muaj
Ky projekt u financua nga: USAID,Programi i Ndërmarrjeve Private në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *