08 Dhj 2012

Ndërmarrësia dhe Zhvillimi i NVM-ve në Kosovë – viti i dytë

Objektivat e projektit kanë qenë pajisja e të rinjve kosovarë me aftësi për fillimin dhe menaxhimin e një biznesi përmes sipërmarrjes dhe trajnimit të menaxhmentit. Të pajisë të rinjtë kosovar me aftësi në përgatitjen e një plani biznesi dhe financiar dhe të jenë të gatshëm për financim. Të pajisë studentët me aftësi të punësimit që nuk ofrohen në arsimin e tyre formal. Të përputhen me bizneset e suksesshme të reja dhe ekzistuese me institucionet financiare dhe të ofrojnë konsulencë profesionale për ato biznese. Të promovojë biznese të reja dhe ekzistuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Të zhvillohet kapaciteti i stafit të BSCK-së. Të hulumtojmë mjedisin e biznesit në Kosovë.

Aktivitetetet e përfshira në projekt:

  • Promovimi i trajnimit, përzgjedhja e pjesëmarrësve dhe organizimi i trajnimeve.
  •  Juria profesionale ka zgjedh planet më të mira të biznesit të dorëzuara nga pjesëmarrësit e trajnuar.
  • Organizimi i trajnimit mbi CV-në dhe letër shkrimi motivimi dhe përgatitja e intervistës për punë.
  • Lidhja e sipërmarrësve dhe bizneseve të suksesshme me institucionet financiare dhe dhënien e konsulencës profesionale.
  • Organizimi i ngjarjeve me media, biznese, shoqata biznesi, përfaqësues të qeverisë.
  • Stafi i BSCK-së duhet të trajnohet në fushat e identifikuara prej tyre.
  • Kryerja e studimit të njëpasnjëshëm të Kërkimeve të Mjedisit për Biznesin e NVM-ve.      

Kohëzgjatja e projektit: 4 muaj
Projekti është financuar nga SPARK Mitrovica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *