07 Tet 2015

Trajnimi falas për ndërmarrësit e rinjë

Projekti kishte për qëllim të dizajnojë dhe të ofrojë  trajnime për ndërmarrësi, si dhe zhvillim të planeve të biznesit për të rinjët e moshës 18-25 vjeç me qëllim të zhvillimit të mundësive për vetëpunësim.

Në mënyrë më specifike ky projekt ka arritur këto objektiva: 
* Zhvillimin e trajnimit të ndërmarrësisë për 200 pjesëmarrës. Trajnim në këto module: Hyrje në ndërmarrësi, Marketing, Planifikimi i biznesit dhe Planifikimi financiar
* Zhvillimi i ideve nëpërmjet hartimit të biznes planeve nga pjesëmarrësit
* Përmirësimi i mundësive ekonomike për të rinjët duke ofruar qasje të qëndrueshme në shërbimet e të rinjëve në Kosovë

Grupi kryesor i synuar i këtijë projektit ishte popullata e re e Kosovës të moshes 18-25 vjeç në të gjitha komunat e Kosovës. Projekti është ndarë në dy faza, në fazë e parë janë trajnuar 319 pjesëmarrës në katë komuna dhe në fazën e dytë janë trajnuar 149 pjesëmarrës. Të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me certifikatë. Këtë projekt e ka mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *