05 Nën 2015

Trajnime për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit për të rinjë

Projektit ka synuar të hartojë dhe të sigurojë trajnimin e ndërmarrësis dhe zhvillimin e planeve të biznesit për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç me qëllim të zhvillimit të mundësive të vetëpunësimit. Në mënyrë të veçantë, projekti ka pasur objektivin kryesor të ofrimit të shërbimeve për zhvillimin e ndërmarrësis së ndërmarrjeve dhe zhvillimin e planeve të biznesit për 200 të rinj në shtatë Komuna të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj). Trajnimet në ndërmarrësi do të mundësojnë të rinjve, procesin e kthimit të një ideje në një fillim të suksesshëm biznesi. Projekti do të fokusohet ekskluzivisht në krijimin e ndërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes të të rinjëve duke krijuar një rrjet të ndërmarrësve. Reduktimi i propozuar për të arritur këto objektiva të projektit ka përfshirë modulet e mëposhtme:
a) Hyrje në ndërmarrësi,
b) Marketing,
c) Planifikimi i biznesit dhe
d) Planifikimi financiar

Aktivitetet e përfshira në projekt:

• Zhvillimi i trajnimit të ndërmarrësisë për 200 pjesëmarrës. Trajnimi në këto module: Hyrje në Ndërmarrësi, Marketing, Planifikim Biznesi, Planifikim Financiar
• Zhvillimi i ideve përmes hartimit të planeve të biznesit nga pjesëmarrësit
• Përmirësimi i mundësive ekonomike për të rinjtë duke ofruar qasje të qëndrueshme në shërbimet rinore në Kosovë.

Kohëzgjatja e projektit: 5 muaj
Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *