13 Apr 2016

TRAJNIME FALAS PËR SHKATHTËSI TË BUTA

BSCK ofrojnë trajnime falas për ngritjen e shkathtësive të buta, për të rinjë në kuadër të Projektit për Zhvillimin Rinisë në Kosovë, i cili implementohet nëpërmes Departamentit të Rinisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe ka për qëllim përkrahjen e të rinjëve në zhvillimin e karrierës  përmes trajnimeve.

 Kriteret për aplikim: Kandidatët duhet të jenë qytetarë të komunës së Fushë Kosovës dhe të Drenasit, dhe të jenë të moshës 18 – 24 vjeç.

Trajnimet mbahen në:

* Fushë Kosovë;

* Drenas.

 Trajnimi do të zgjasë 10 ditë.

Pas përfundimit të trajnimeve, të gjithë pjesmarrësitë do të certifikohen.

APLIKONI ONLINE  (formë e sugjeruar e aplikimit)

apo, aplikoni duke shkarkuar aplikacionin dhe ndjekur hapat e duhur (mos apliko në të dy opcionet, zgjedh njërin opcion)

APLIKACIONIN E SHKARKONI KËTU

Aplikacionin e plotësuar duhet ta dërgoni në  adresën elektronike/ email: trajnime@bsckosovo.org

Për më shumë mund të na kontaktoni në Tel: 038 728 164 & 049 557 656

Afati i fundit për aplikim është 17.08.2018