28 Qer 2018

Rritja dhe lehtësimi i qasjes së të rinjve në tregun e punës

Projekti ka pasur për qëllim të dizajnojë dhe të ofrojë trajnime dhjetë ditore për shkathtësi të buta, si dhe zhvillim e shkathtësive të punësueshmërisë për të rinjët e moshës 18-24 vjeç me qëllim të zhvillimit të mundësive për vetëpunësim. Projekti “Trajnimi për ngritjen e shkthtësive të buta për të rinjë”, ka synuar që të rrisë mundësinë për punësimin e të rinjve përmes aftësimit të të rinjve pjesëmarrës. Trajnimet u kanë mundësuar të rinjëve ngritjen e shkathtësive të punësueshmërisë që do të ndikojë në punësimin e tyre. Projekti është fokusuar ekskluzivisht në krijimin dhe zhvillimin e tyre të drejtpërdrejtë. Projekti është zhvilluar vetëm në një fazë për dhjetë ditë trajnim në komunën e Drenasit dhe Fushë Kosovës.

Përshkrimi i shërbimeve të ofruara:
• Zhvillimi i trajnimit për shkthtësi të buta për 40 pjesëmarrës. Trajnimi në këto module:Shkrimi i CV-së, letrës motivuese, hulumtim i konkurseve të punës; shkathtësitë e komunikimit (prezentimi në intervista pune, komunikimi i shkruar, komunikimi verbal); shkathtësitë e mendimit kritik, shkathtësitë e zgjidhjes së problemit; kreativiteti; Intelegjenca emocionale; vete-përgjegjësia; këmbëngulja; puna ekipore; shkathtësitë e mbledhjes së informatave; shkathtësitë sipërmarrëse (iniciativës).
• Zhvillimi i shkathtësive për punësim nepërmjet ushtrimeve grupore nga pjesëmarrësit
• Përmirësimi i mundësive ekonomike për të rinjët duke ofruar qasje të qëndrueshme në shërbimet e të rinjëve në Kosovë.

Kohëzgjatja e projektit: 3 muaj
Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *