10 Sht 2018

Trajnimi për Marketing Digjital në Prishtinë

Qëllimi kryesor i trajnimit ka qenë që të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë në Komunën e Pristhinës mbi parime profesionale dhe t’i përgatisë të rinjët (studentët) dhe të diplomuarit për punësim dhe vetëpunësim si dhe të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja innovative që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies në vend. Ky projekt ka ndikuar në ngritjet e kapaciteteve profesionale të të rinjëve që të sigurojnë një përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore te afte per te përmbushur sfidat e së ardhmes dhe nevojat e ndermarrjeve. Po ashtu, projekti ka kontribuar në vetëdijësimin e të rinjëve për shfrytëzimin dhe valorizimin e teknologjisë së informacionit
Përfshirja në projekt është bërë sipas kritereve: student aktiv, të rinjtë të papunë, mosha 18-35 vjet dhe nga Komuna e Prishtinës.
Ka pasur mbi 400 aplikime të interesuar që të behen pjesë e ketij trajnimi. Mirëpo përfitues kanë qenë gjjithsejt 50. Projekti ka qenë unik dhe si i tillë do të ndikojë në zhvillimin e ideve inovative duke përdor veglat bashkëohore teknologjike duke iu përgjigjur nevojave të biznesit dhe trendeve globale. Numri i të punësuareve ka qene vetem dy persona per shkak te kufizimit te buxhetit. Ky trajnim ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për ‘Digital Marketing’ të të rinjëve që të sigurojnë një përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore që është shumë e përshtatshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat e së ardhmes dhe nevojat e ndërmarrjeve. Rezultatet e projektit kanë ndikuar që ne të vazhdojmë me organizimin e trajnimeve të kësaj fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *