19 Sht 2018

Kampi i të rinjëve për Marketing Digjital,Prishtinë 2018

Qëllimi kryesor i projektit ka qenë që të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë në Komunën e Pristhinës mbi parime profesionale dhe t’i përgatisë të rinjët (studentët) dhe të diplomuarit për punësim dhe vetëpunësim si dhe të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies në vend. Dhe ky projekt ka ndikuar në ngritjet e kapaciteteve profesionale të të rinjëve që të sigurojnë një përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore që është shumë e përshtatshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat e së ardhmes dhe nevojat e ndërmarrjëve. Po ashtu, projekti ka kontribuar në vetëdijësimin e të rinjëve për shfrytëzimin dhe valorizimin e teknologjisë së informacionit. Pjesësmarrësit kanë qenë kryesisht të rinjë nga mosha 18-35 vjec, nga Komuna e Prishtinës.

Përshkrimi i shërbimeve të ofruara:

  • Ofrimi i trajnimeve për pjesëmarrësit të cilët janë aftësuar: të kuptojnë rolin e kanaleve digjitale në një kampanjë të integruar të marketingut dhe arsyerja se pse ju duhet një strategji digjitale. Do të kenë informatë rreth kanaleve kryesore të marketingut digjital (media sociale, paraqitje digjitale, marketing me email, uebsite, etj.) dhe rëndësia që ka secili kanal në dhënjen e ndihmës për rritjen e ndërmarrjeve të reja dhe ekzistuese. Ata janë aftësuar në analitikën e marketingut dhe aplikacionet praktike duke lehtësuar përdorimin e të dhënave në marketing.
  • Vlerësimi i rezultateve të arritura është bërë përmes disa testeve bazike të fushë së marketingut digjital dhe disa “raste analize” të cilat i kanë prezantuar në formë grupore pjesëmarrësit.

Kohëzgjatja e projektit: 2 muaj
Projekti është financuar nga Komuna e Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *