03 Dhj 2018

Trajnimi për Ndërmarrësi dhe Shkathtësi Biznesi

Trajnimi i administratës së biznesit kishte për synim të rrisë mundësitë e punësimit dhe vetëpunësimin e pjesëmarrësve përmes financimit për hapjen e bizneseve të reja.. Programi synonte të hartojë dhe ofrojë trajnime pesë-ditore për sipërmarrjen. Gjithashtu zhvillimin e planeve të biznesit për pjesëmarrësit e moshës 18-35, me qëllim të zhvillimit të mundësive për vetëpunësim. Grupi kryesor i këtij projekti ishin pjesëmarrësit e komunës së Kaçanikut, Hanit të Elezit, Vitisë dhe Gjilanit, Moshat 18-35 vjeç. Trajnimet u zhvilluan nga pesë ditë trajnimi, në çdo komunë nga dy grupe:
Grupi i parë nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe grupi i dytë nga ora 16:00 deri në orën 20:00. Nga të gjitha komunat e mësipërme ishin 192 pjesëmarrës. Komuna e Kaçanikut ka pasur 42 pjesëmarrës, në krahasim me tri komunat tjera që kanë marrë pjesë: Hani i Elezit 50 pjesëmarrës, Vitia 50 pjesëmarrës dhe Gjilani 50 pjesëmarrës.
Modulet e trajnimit kane qene:
Dita e parë: Gjenerimi dhe përpunimi i idesë së biznesit,bazat e fillimit të biznesit,si të regjistrohen bizneset e reja,
Dita e dytë:Prezentimi i Planeve të Biznesit,Bazat e Planit të Biznesit,
Dita e tretë:Hulumtimi i Tregut dhe Planifikimi Strategjik,
Dita e katërt:Marketingu për Biznesin e Vogel,Platforma për promovimin e biznesit të vogel dhe social,
Dita e pestë: Taksat e Kontabilitetit dhe Bizneseve të Vogla
Modulet ishin të bazuara nga kërkesat e “HELP” te ndërlidhurat me përvojat e BSCK-së.


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *