20 Jan 2020

Trajnim profesional për zhvillimin e karrierës përmes aftësive/shkathtësive të buta dhe inovacioneve teknologjike me qëllim punësimi dhe vetëpunësimi

Qëllimi kryesor i projektit ka qenë që të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë në komunat përfituese (Prishtinë, Podujevë dhe Obiliq) mbi parime profesionale dhe t’i përgatisë pjesëmarrësit për punësim dhe vetëpunësim.

Rezultatet afatgjata të projektit:

  • Krijimi i vendeve të reja të punës përmes aftësimit të pjesëmarrësve;
  • Ngritja e shkathtësive të punësueshmërisë së të rinjë që do të ndikojë në punësimin e tyre;

Këto trajnime janë përdorur për të ndihmuar përfituesit e kategorisë së II të skemës së ndihmës sociale qe t’ju zhvillojnë shkathtësit e buta që lidhen me punësim.

Duke pas parasysh tematikat e kërkuara në thirrje, ne jemi fokusuar në këto module:Shkrimi i CV-së, letrës motivuese, hulumtim i konkurseve të punës; shkathtësitë e komunikimit (prezentimi në intervista pune, komunikimi i shkruar, komunikimi verbal); shkathtësitë e mendimit kritik, shkathtësitë e zgjidhjes së problemit; kreativiteti; Intelegjenca emocionale; vete-përgjegjësia; këmbëngulja; puna ekipore; shkathtësitë e mbledhjes së informatave; shkathtësitë sipërmarrëse (iniciativës).
• Zhvillimi i shkathtësive për punësim nepërmjet ushtrimeve grupore nga pjesëmarrësit
• Përmirësimi i mundësive ekonomike për të rinjët duke ofruar qasje të qëndrueshme në shërbimet e të rinjëve në Kosovë.

Kohëzgjatja e projektit: 4 muaj
Projekti është financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *