20 Jan 2020

Cilësia në arsimin e lartë dhe tregu i punës: Analizë e programeve të ekonomisë dhe biznesit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë të ndihmojë institucionet e arsimit të lartë që të fuqizojnë rolin e tyre për të kontribuar në transformimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe me këtë për të përmirësuar pozitën e të posadiplomuarëve në tregun e punës. Ky projekt gjithashtu ka pasur për qëllim të identifikojë dobësit, pengesat dhe mundësitë për t’u adresuar problemet e identifikuara në kurrikulën, metodat e mësimdhënies, cilësinë e progrmaeve të studimit (për ekonomi dhe biznes) si dhe përformancën e të diplomuarëve në tregun e punës.

Në mënyrë specifike ky projekt ka për objektiv:

  • Analiza e gjendjes ekzistues në arimin e lartë dhe pozita e të diplomuarëve në tregun e punës
  • Hulumtimit me 1000 studentë të fushave të studimit në ekonomi dhe biznes dhe sfidat dhe përspetivat e tregut të punës
  • Krijimi i databazës lidhur me preferecnat e karrierës të studentëve të fakulteteve përkatëse
  • Përputhja ndërmjet kurrikulës, mësimit në unvieristet dhe shkathtësive të nevojshme në tregun e punës
  • Shkrimi i raporti me rekomandime dhe propozime konkrete për përmirësim të cilësisë
  • Ngritjet e kapaciteteve profesionale të të rinjëve që të sigurojnë një përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore që është shumë e përshtatshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat e së ardhmes dhe nevojat e ndërmarrjeve.

Kohëzgjatja e projektit: 3 muaj

Projekti është financuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *