20 Jan 2020

Trajnime për shkathtësi ndërmarrëse dhe plan biznesi për të rinjë

Objektivi kryesor i projektit ka qenë ofrimi i shërbimeve për zhvillimin e shkathtësive për ndërmarrësi dhe zhvillim të planit të biznesit për 100 të rinjë, të moshës 15-24 vjecar, në regjionin e Prishtinës dhe Podujevës.

Objektivi specifik i projektit ka qenë:

Zhvillimi i aftësive konkurruese dhe përfshirja i të rinjve në tregun kosovar përmes inkuadrimit të tyre në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve);

Objektivat e projektit janë arritur përmes trajnimit në këto fusha:

  • Hyrje në Ndërmarrësi
  • Marketing
  • Planifikim Financiar
  • Plani i Biznesi
  • Vizite studimore ne biznese te suksesshme
  • Perkrahja e dy ekipeve ndermarrese per te gjeneurar biznese inovative

Trajnimet në ndërmarrësi u kanë mundësuar  të rinjve procesin e gjenerimit të një ideje në një fillim të suksesshëm biznesi. Projekti është fokusuar ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve me mundësi të punësimit dhe vetëpunësimit. Të dhënat tregojnë se shkathtësitë ndërmarrëse janë të nevojshme jo vetëm për vetëpunëim por edhe për punësim, sepse në pjesë të madhe bazohen në aftësi të buta.

Kohëzgjatja e projektit: 4 muaj

Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *