20 Jan 2020

TRAJNIME PËR SHKATHTËSI NDËRMARRËSE DHE PLAN BIZNESI PËR TË RINJTË E REGJIONIT TE PODUJEVES DHE PRISHTINES

Objektivat e projektit mund të themi që janë arritur 100% nga ajo që e kemi parashikuar, trajnimi ka zgjatë dymbëdhjetë ditë në dy komuna Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Janë trajnuar gjithsej 100 pjesëmarrës nga dy komunat. Është arritur përgatitja e të rinjve për përgatitjen e planeve të biznesit dhe ndërmarrësi, njohurive dhe kompetencave të nevojshme për tregun e punës. Pjesemarrësit janë të gatshëm që të hyjnë në treg me zhvillimin e një plan të mirefilltë dhe adekuat ne treg. Poashtu ne bazë të projektpropozimit kemi organizuar edhe dy vizita në dy biznese të njohura që pjesëmarrësit të kenë mundësi të shohin nga afër punën që bëhet në biznese si janë zhvilluar këto biznese dhe cfarë pune bëjnë. Grupi i Prishtinës ka qenë në vizitë  në Innovation Centre Kosovo (ICK), ndërsa grupi i Podujevës ka qenë në vizitë në Dona Laberion ne Podujevë.

Gjithashtu gjatë trajnimeve ka pasur edhe të ftuar (guest lecturer) nga kompani të ndryshme dhe kanë ndarë përvojen e tyre me pjesëmarrësit në trajnim. Ka qene Ersan Ismaili nga kompania Converged Communications L.L.C. dhe Kujtim Zebica ekspert ne fushen e Digital Marketing.

Prishtinë 30 meshkuj, Podujevë 10 meshkuj, gjithesej 40 meshkuj

Mosha 18-24

Prishtinë 37 femra, Podujevë 23 femra, gjithesej 60 femra

Mosha 18-24

Gjithesej perfitues ne projekt 100

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *