05 Gus 2020

Trajnim falas për “Ndërmarrësi dhe Marketing Digjital”

Organizimi i trajnimit për “Ndërmarrësi dhe Marketing Digjital” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve me tema përmbajtësore dhe me cilësi të praktikave bashëkohore të edukimit profesional dhe do t’i ndihmojë të rinjëve për punësim dhe vetëpunësim si dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative.
Komunat përfituese: Prishtina, Podujeva dhe Fushë Kosova
Trajnimet fillojnë të implementohen me:
a). 07 Shtator 2020 në Prishtinë
b). 14 Shtator 2020 në Podujevë dhe Fushë Kosovë
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve: student aktiv, të rinjë të papunë, mosha 18 – 24 vjeç. Në

fund secili pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë të përfundimit me sukses të trajnimit.

Ky trajnim i të rinjëve financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe implementohet nga Business Support Centre Kosovo (BSCK).
APLIKO ONLINE:
https://forms.gle/3GaRt2FV7qmdVhve9
(Vendet janë të limituara në 50 pjesëmarrës për çdo komunë).
Afati i fundit për aplikim është 03 Shtator 2020.
Për shkak të situatës së pandemisë me virusin COVID 19, trajnimet do të implementohen sipas Udhëzimeve të Parapara të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e virusit duke respektuar distancën, përdorimin e dezinfektuesve, maskat dhe doreza gjatë trajnimeve për pjesëmarrësit.
Për më shumë informata:
Mob: 049 557 656 dhe tele: 038 728 164
e-mail: trajnime@bsckosovo.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *