07 Sht 2020

Fillon trajnimi për Ndërmarrësi dhe Marketing Digjital në Prishtinë

Sot me datë 07.09.2020 filloi implementi i trajnimit për Ndërrmarrësi dhe Marketing Digjital në Komunën e Prishtinës, projekt ky i organizuar nga Business Support Centre Kosovo (BSCK) dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Ky trajnim 10 ditorë ka për qëllim të zhvillojë shkathësitë ndërmarrëse të pjesëmarrësve si dhe ato të marketingut digjital.

Në hapjen e këtij trajnimi organizatorët patën nderin të mirëpresin Ministren e Kulturës, znj. Vlora Dumoshi, së bashku me dy zëvendësministrat e saj, znj. Bajrami dhe z. Zefaj. Ministrja pati rastin të mbajë një fjalim të shkurtër, ku ndër të tjera potencoi se: “MKRS mbetet e përkushtuar për mbështetjen e programeve të të rinjëve” dhe theksoi rëndësinë që këto trajnime kanë për zhvillimin profesional të tyre.

Drejtori i BSCK-së, Prof. Besnik Krasniqi u shpreh i lumtur me entuziazmin e të rinjëve të Kosovës për pjesëmarrje  dhe   se këto trajnime janë të një rendësie të madhe, sidomos për faktin e përfshirjes së të rinjëve nga të gjitha rajonet e Kosovës. Gjithashtu, Prof. Krasniqi njoftoi edhe një herë pjesëmarrësit se pas përfundimit të trajnimit kanë mundësinë për aplikim për grante në Ministrinë e Kulturës  me vlerë afër 5000 euro, për fillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Ky trajnim në javët në vazhdim pritet të vazhdojë edhe në dy komuna tjera, në atë të Fushë Kosovës dhe Podujevës.

Ekipi i BSC Kosovo falenderon Ministren Dumoshi për vizitën e saj dhe i’u uron suksese pjesëmarrësve!

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *