Thirrje për aplikim për
“Trajnimin në përdorimin e Software-it “iSBEMxk”
Qëllimi
Qëllimi i trajnimit është të trajnojë profesionistë të fushës për përdorimin e Software-it “iSBEMxk” për vlerësimin e performancës së energjisë në ndërtesa, sipas rregulloreve të miratuara së fundmi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
(https://mmph.rks-gov.net/sq/Aktet-nenligjore).
Objektiva
Objektiva e trajnimit është që të trajnohen dhe testohen deri në 10 ekspertë përgjatë 4 ditëve në përdorimin e iSBEM.
Koha
Trajnimi do të mbahet me datat 24.09.2020 deri më 28.09.2020.
Kualifikimet
Më poshtë janë kualifikimet shkollore të nevojshme për të qenë pjesë e trajnimit:
- Minimum diplomë Bachelor në një nga lëmitë e inxhinierisë si: Ndërtimtari, Elektroteknikë, Mekanikë dhe Arkitekturë;
- Minimum 5 vjet përvojë pune në projektim, mbikëqyrje apo menaxhim të projekteve inxhinierike;
Dorëzimi i aplikacioneve
Afati i fundit për aplikim është deri më datën 24.09.2020, në orën 16.00. Dorëzimi i aplikacioneve duhet të bëhet me email në adresën elektronike: hatmanas@gmail.com me subject: Trajnimi për përdorimin e software-it iSBEMxk.
Prishtinë, 22.09.2020