05 Aug 2021

Trajnim falas për “Ndërmarrësi, Inovacione, Shkathtësi të Buta dhe Aftësi Digjitale”

Organizimi i trajnimit për “Ndërmarrësi, Inovacione, Shkathtësi të Buta dhe Aftëst Digjitale” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve me tema përmbajtësore dhe me cilësi të praktikave bashëkohore të edukimit profesional dhe do t’i ndihmojë të rinjëve për punësim dhe vetëpunësim si dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative. Inkurajohen të aplikojnë nxënësit e shkollave të mesme profesionale, dhe të rinjët e pa punë që janë të regjistruar në Agjencia e Punësimit të Kosovës.

Komunat përfituese: Rajoni i Prishtinës

APLIKO ONLINE:
Afati i fundit për aplikim është 30 Gusht 2021.
Trajnimet fillojnë të implementohen me:
13 Shtator 2021 në Prishtinë

Trajnimi do të zhvillojë shkathësitë praktike të të rinjëve për rolin dhe ndërmarrësis dhe inovacioneve, zhvillimin e biznes planit sidhe aplikimin e platformave digjitale të marketingut (mainly web analytics, social media tools, marketing through search engines, search engine optimization, mobile marketing, email marketing, Pay per click, digital display marketing, content marketing and Strategizing marketing).
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve: student aktiv, të rinjtë të papunë, mosha 16 – 24 vjeç. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të informohen përmes e-mailit zyrtar. Në fund secili pjesëmarrës do të pajiset me Certifikatë të përfundimit me sukses të trajnimit.

Ky trajnim i të rinjëve financohet nga Unioni Europian në bashkfinancim me Komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës dhe implementohet nga Business Support Centre Kosovo (BSCK).

Për shkak të situatës së pandemisë me virusin COVID 19, trajnimet do të implementohen sipas Udhëzimeve të Parapara të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e virusit duke respektuar distancën, përdorimin e dezinfektuesve, maskat dhe doreza gjatë trajnimeve për pjesëmarrësit e trajnimeve.

Për më shumë informata:
Mob: 048 460 006
e-mail: trajnime@bsckosovo.org
website: www.bsckosovo.org