23 Dec 2021

FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIMIN NË SHKATHTËSI TË BUTA

Në kuadër të projektit “Mbështetje me pajisje shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, për përfituesit e mëparshëm – start-up bizneset e krijuara nga personat e riatdhesuar, si dhe personat e tjerë të riatdhesuar dhe njerëzve në rrezik të migrimit të parregullt përmes masave për ngrijten e kapaciteteve të karrierës”, specifikisht për masat e ngritjes së kapaciteteve për karrierë, të financuar nga GIZ; BSCK fton të gjithë personat e riatdhesuar apo ata të cilët synojnë migrimin e parregullt të cilët janë të interesuar në hyrjen në tregun e punës, që të aplikojnë për trajnimin për shkathtësitë e buta dhe këshillime individuale me qëllim të (ri)hyrjes në tregun e punës.

Qëllimi i projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të zbusë ndikimin e Covid-19 në start-up-et e përfituesve të mëparshëm të riatdhesuar përmes ofrimit të mjeteve dhe pajisjeve shtesë të nevojshme dhe të kontribuojë në krijimin e qëndrueshëm të vendeve të punës përmes masave të mbështetjes në karrierë për të rikthyerit dhe grupet e tjera lokale në rrezik të migrimit të parregullt.

Kush dhe çfarë mund të përfitojë nga Masat e Ngritjes së Kapaciteteve për Karrierë

Nga kjo masë do të përfitojnë 280 persona të riatdhesuar apo me tendenca për migrim të parregullt nga e gjithë Kosova, me përparësi gratë dhe personat nga viset rurale. Kjo masë përfshinë trajnimin 10 ditor në fushat e shkathësive të buta dhe këshillime e mentoring individuale të fokusuara në sigurimin e një punësimi të qëndrueshëm.

Aplikuesi/ja duhet të jetë:

– qytetar/e me vendbanim nga Kosova

– mbi moshën 18 vjeçare;

– i/e motivuar për punë, si dhe

– me dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës.

Afati i fundit për aplikim: 03 shkurt 2022

Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në linkun më poshtë: https://forms.gle/fA32hX62MXtANVTy9 ;

Për më shumë informacione vizitoni uebfaqen https://bsckosovo.org/.