Covid-19 dhe përhapja pastaj në të gjithë botën ka detyruar shumë biznese në shumë industri të mbyllen, mbyllje e cila është e paprecedentë në gjithë botën. Këto masa, janë marrë me qëllim që të ruhet shëndeti I popullatës në Botë. Në këtë periudhe , shitësit me pakice dhe shumë biznese tjera kanë hasur në shumë vështirësi siç janë siguria, zingjiri i furnizimit, fuqia punëtore, rrjedhja e parasë, kërkesa e konsumatëroëve, dhe marketingu (Van Assche, 2020) (Donthu, 2020).
Pandemia Covid-19 ka ndikuar që të ndërpritet furnizimi, sfida për furnizim me logjistikë, mungesë të burimeve kruesore, manipulime me çmime, vendimet e qeverive për kufizimin e industirve dhe tregjeve, nevojën për ridizejnimin e proceseve të ndryshme në shumë industry, dhe në fund rritjen e pesimizmit apo edhe sjelljen e konsumatorëve dhe erozioni i besimit në tregje financiare globale (Morgan, 2020). Kur pandemia në fillim goditi ekonominë botërore, qeveritë e ndryshme filluan të marrin masa për të ndaluar përhapjen e pandemisë. Gjatë këtij processi, për të ulur ndikimin e pandemisë Covid-19 në biznese, shume qeveri propozuan paketa të ndryshme stimuluese për të ndalur futjen e vendit në recession. Paketat stimuluese kanë dalluar në bazë të industrive dhe kontekstit të shtetit përkatës.