Historiku organizatës

BSCK funksionon në Kosovë që nga viti 2005, i ndihmuar nga partneri SPARK, para se të bëhet një OJQ jofitimprurëse plotësisht e pavarur në Qershor 2009. BSCK mbështet sipërmarrësit ekzistues dhe potencialë nga mosha 18 deri 35 vjeç në krijimin dhe forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Gama e aktiviteteve të BSCK përfshin programet e trajnim-trajnueseve, sipërmarrjen profesionale dhe trajnimet e biznesit, administrimin e konsultimeve teknike dhe menaxheriale dhe vënien në dispozicion të ndihmës për fillimin financiar në formën e mikro-kredive preferenciale. BSCK ka organizuar trajnime për më shumë se 2500 pjesëmarrës në njëzet vende nëpër Kosovë, duke përfshirë tri zona minoritare (Mitrovicë, Osojane, Shtërpcë, Vranishtë, Graçanicë, Rahovec, Leposaviq, ZubinPotok, Zveçan). Përveç ofrimit të granteve financiare, kredive të favorshme për fillimin e bizneseve dhe përfitimeve të tjera për sipërmarrësit, BSCK ka një përvojë të gjerë në konsultimin e sipërmarrësve ekzistues dhe të rinjë në rrugën e tyre për krijimin dhe zgjerimin e ndërmarrjeve të tyre. Që nga fillimi, vetëm nga One Stop Shops në 8 komuna të rajonit të Prishtinës (qendër) e krijuar nga BSCK si pjesë e Bashkimit Evropian në Kosovë – Mbështetje për Projektin e Zhvillimit Ekonomik Rajonal më shumë se 2,464 biznese përfituan nga konsulenca, stërvitje dhe mentorim mbështetje direkte për sipërmarrësit kosovarë